Lira turke ka nisur rikuperimin pas humbjeve të javës së kaluar, më të thellat që prej vitit të kaluar. Banka qendrore është zotuar të mbajë stabilitetin e çmimeve, duke grumbulluar rezerva.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur zyrtarisht hetimet ndaj bankave për të vlerësuar nëse kanë ndikuar në zhvlerësimin e lirës turke. E gjitha kjo ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 31 Marsit.
Investitorët vendas grumbulluar rreth 25 miliardë dollarë në valutë të huaj, si një garanci për t’u përballur me rreziqet e inflacionit dhe pasiguritë politike pas votës së kësaj jave.
Presidenti Erdogan paralajmëroi bankierët se do të mbahen përgjegjës për spekulimin ndaj monedhës kombëtare dhe se do të ndëshkohen pasi do të ketë një çmim të lartë ndaj veprimeve provokative.
Lira nisi të tregtohet këtë javë 2.5% më e fortë ndaj dollarit, megjithëse luhatshmëria mbetet shqetësuese.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...