Libri “1984” i George Orwellit është rikthyer në listat e librave më të shitur në këtë fillim të 2017-ës.
Romani i famshëm që flet për jetën në një shtet totalitar ndodhet tashmë në vendin e gjashtë të librave më të shitur të Amazon. Ditën e hënë, libri endej mes vendit të 5 dhe të 7.
I botuar fillimisht në vitin 1949, libri që imagjinonte një shoqëri të ardhshme autoritare, konsiderohet nga shumë njerëz si një prej romaneve me më shumë ndikim të shekullit 20. Shteti i tij, Oqeania, përdor një gjuhë të quajtur “E-Folme-e-re” (dhe fjalë si “dyfish-plus-mirë”) për të kufizuar lirinë e mendimit.
Libri fokusohet sidomos në impaktin e survejimit prej qeverisë së kudondodhur dhe përdorimin e propagandës nga ana e shtetit, për të forcuar ortodoksinë për një lider të gjithëpushtetshëm, që quhet Vëllai i Madh.
Popullariteti i rigjetur i romanit vjen disa ditë pasi Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer argumentoi se betimi i Trumpit të premten tërhoqi audiencën më të madhe që është parë në ndonjë periudhë inaugurimi, pavarësisht provave të qarta e të pakundërshtueshme filmike që tregonin të kundërtën.
Këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway më vonë e mbrojti atë argument, duke thënë se deklaratat e rreme të Spicer ishin në fakt “fakte alternative”.
Një frazë e tillë i kujtoi shumëkujt “Ministrinë e të Vërtetës” të Orwellit, që, si shkruante ai, merret me “gënjeshtrat”.
Statusi bestseller i librit nuk vjen domosdoshmërisht për shkak të Ekipit Trump, pasi 1984 mbetet një lexim i kërkuar në shumë shkolla.
Lista e librave bestseller e Amazon përditësohet vazhdimisht, kështu që qëndrimi i 1984 në krye mund të mos zgjasë shumë. Aktualisht ai ndodhet prapa “Shënim për veten” i autorit Connor Franta dhe para “Figura të fshehura” të Margot Lee Shetterly.
Nuk është hera e parë që 1984 sheh një rritje të shitjeve në vitet e fundit. Libri arriti në listën e më të shiturve të Amazon edhe në vitin 2013, pasi Eduard Snoudeni zbuloi ekzistencën e programeve të përgjimit të NSA.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë