Kreu i MI6 ka pohuar se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ishte një strategji “e planifikuar gjatë, e paprovokuar” e kryer me “agresion mizor”.
Richard Moore, përmes një postimi në Tëitter ka theksuar se pushtimi rus kundër Ukrainës ka nisur muaj më parë, transmeton portal arbresh.info
Moore, i njohur në Whitehall si C, thotë se nuk ka asnjë maskim të qëllimit dhe thotë se Vladimir Putin orkestroi me kujdes sulmet, të cilat filluan të enjten në mëngjes.
“Ne ekspozuam përpjekjet e tij për të krijuar ‘flamur të rremë’, sulme të rreme për të justifikuar pushtimin e tij. Ne zbuluam planet e tij për të vrarë liderët dhe zyrtarët e lartë ukrainas”, tha ai.
“Ky sulm ishte një agresion i planifikuar prej kohësh, i paprovokuar, mizor. Asnjë sasi e dezinformatave ruse nuk do ta fshehë këtë fakt nga komuniteti ndërkombëtar”, shtoi ai.
Komentet e tij erdhën pasi Duka i Cambridge bëri një vizitë sekrete në MI6, vetëm disa orë para se Rusia të niste sulmin vdekjeprurës në Ukrainë. Princi William vizitoi Shërbimin Sekret të Inteligjencës, i cili merret me inteligjencën e huaj dhe mbron Mbretërinë e Bashkuar nga rreziqet jashtë vendit./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...