Ministri i Jashtëm izraelit akuzoi shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres se mban anën e Hamasit, pasi ai ndërmori lëvizjen e rrallë duke thirrur nenin 99 të kartës së OKB-së për të nxitur një armëpushim në Gaza në fillim të kësaj jave.
Neni 99 i jep Sekretarit të Përgjithshëm autoritetin që “të sjellë në vëmendje të Këshillit të Sigurimit çdo çështje që sipas mendimit të tij mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Guterres e bëri këtë të mërkurën kur ia referoi zyrtarisht situatën në Gaza Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke u kërkuar anëtarëve të tij që të shmangnin një katastrofë humanitare në enklavën e rrethuar.
Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen tha në një postim në mediat sociale se kërkesa e Guterres “turpëroi” pozicionin e tij dhe ishte një shembull i qëndrimit të njëanshëm të Sekretarit të Përgjithshëm kundër Izraelit.
Është hera e parë që Guterres thërret nenin 99 që kur u bë sekretar i përgjithshëm në vitin 2017, tha një zëdhënës të mërkurën.
Në postim, Cohen shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për Shtetet e Bashkuara pasi përdori veton e saj për të bllokuar projekt-rezolutën e armëpushimit të Gazës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të premten. /abcnews.al
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...