Ka një diskrepancë mes retorikës amerikane dhe politikës aktuale, thotë Adnan Tabatabai, ekspert i politikave të Lindjes së Mesme.
“Me administratën e tashme amerikane jemi duke parë diskrepancë të madhe mes retorikës dhe politikës aktuale. Prandaj, mendoj që duhet të presim dhe të shohim se cilat do të jenë synimet nga Tillerson dhe Lavrov për të përmirësuar lidhjet Moskë-Uashington”, ka thënë ai për një takim kohëve të fundit midis zyrtarëve të lartë të Rusisë dhe SHBA, transmeton portali arbresh.info.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson mbajtën një takim në Manila. Ishte takimi i parë në mes të zyrtarëve që kur SHBA-të vendosën një sërë sanksionesh kundër Rusisë.
Të dy palët u zotuan për vazhdimin e dialogut në mënyrë që të përmirësojnë lidhjet ndërmjet dy vendeve./Arbresh.info
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe komp...
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...