Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar viktimën e parë nga gripi i shpëndëve H5N2.
“Ky është rasti i parë i konfirmuar nga laboratori i virusit të influencës A(H5N2)” në një njeri, tha organizata, pjesë e sistemit të OKB-së.
Lloji H5N2 është i ndryshëm nga ai (H5N1) që shkakton shpërthimin aktual të lopëve në SHBA.
Personi që humbi jetën ishte 59 vjeç. Ai vdiq më 24 prill, në një institut të specializuar në kryeqytetin meksikan, disa orë pasi u shtrua në të për trajtim, sipas OBSH-së.
Pacienti u paraqit më 17 prill me ethe, diarre dhe të përziera, tha OBSH, e cila u njoftua për rastin më 23 maj. Asnjë rast tjetër njerëzor i H5N2 nuk është identifikuar dhe nuk ka “asnjë rrezik” për popullatën e përgjithshme, sipas ministrisë meksikane të shëndetësisë./abcnews.al
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...