Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer ka deklaruar se presidenti Donald Trump e ka zhytur SHBA-në në një “betejë për legjitimitetin” e zgjedhjeve presidenciale pas deklaratës në Shtëpinë e Bardhë.
“Kjo është një situatë shumë shpërthyese”, deklaroi Kramp-Karrenbaue për transmetuesin gjerman ZDF, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info
Ministrja tha se ekspertët e zgjedhjeve kishin paralajmëruar me të drejtë për një “krizë kushtetuese” në SHBA nëse Trump kundërshton një rezultat potencialisht të pafavorshëm.
Kramp-Karrenbauer i tha ZDF se “këto zgjedhje nuk janë vendosur” sepse “votat ende po numërohen”.
Ndryshe, marrëdhëniet diplomatike midis Gjermanisë dhe SHBA-së kanë qenë të lëkundura gjatë presidencës së Trumpit. / arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron