Ky vendim i Fox ka ardhur pas supozimeve se ky shtet është mbrapa vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Khashoggi nuk është parë i gjallë nga 2 tetori, pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, vendin në të cilin zyrtarët besojnë se është vrarë.
Arabia Saudite, e cila mohon vrasjen, ka lejuar hetuesit që të hyjnë brenda konsullatës një natë më parë.
Ministri francez dhe ai holandez për Financa, si dhe shumë biznismenë dhe politikanë tjerë kanë njoftuar po ashtu për tërheqje nga ky takim.
Megjithatë, një numër i madh i bizneseve, duke pëfshirë, Goldman Sachs, Pepsi dhe EDF janë ende duke synuar të jenë pjesë e takimit, pavarësisht presionit në rritje për të bojkotuar këtë konferencë, meqë Washington Post ka publikuar të enjten shkrimin e fundit të Khashoggit në të cilin ai bën thirrje për liri të shtypit në vendet e botës Arabe
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në...
Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Aktash
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së san...
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dh...
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
Pacolli uron të birin pas fitores së skuadrës së tij në Luga...