Një djalë 13-vjeçar nga Zelanda e Re gëlltiti 80-100 magnete të fuqishëm që i bleu në internet. Ky veprim i kushtoi të miturit i cili pati dhimbje të forta barku për 4 ditë deri kur u shtrua në spital.
Përveç dhimbjes, mjekët zbuluan se magnetët i kishin dëmtuar indet e një pjesë të zorrës, raporton Arbresh.info.
Magentët ishin me përmasa 5 me 2 milimetra dhe i mituri i kishte blerë në Temu pasi në Zelandën e Re janë të ndaluar që nga janari i vitit 2013. Rrezet X treguan se magnetet ishin grumbulluar në katër vija të drejta brenda zorrëve të fëmijës. Ato ishin të vendosura në pjesë të ndara të zorrëve dhe ishin ngjitur së bashku nga forcat magnetike.
Nga kompania TEMU kanë deklaruar për Arbresh.info se magnetët aktualisht të disponueshëm janë në përputhje me rregulloret e Zelandës së Re, dhe produkte të tilla shiten gjithashtu nga shitës të tjerë të mëdhenj online dhe fizikë
“Pas publikimit të raportit, TEMU ka kontaktuar New Zealand Medical Journal për të mësuar më shumë rreth rastit në fjalë. Sipas redaktorëve, adoleshenti 13-vjeçar ka raportuar se magnetët janë blerë nga Temu, por ne nuk kemi qenë në gjendje ta verifikojmë këtë në mënyrë të pavarur. Si masë paraprake, rishikuam fotografinë e magnetëve të publikuar në revistë dhe kontrolluam listimet e produkteve të ngjashme në platformën tonë. Magnetët aktualisht të disponueshëm janë në përputhje me rregulloret e Zelandës së Re, dhe produkte të tilla shiten gjithashtu nga shitës të tjerë të mëdhenj online dhe fizikë”, thuhet në përgjigjen e TEMU-s.
Tutje, në përgjigjen e tyre për Arbresh.info, thuhet se edhe pse këto produkte janë të ligjshme për tregtim, ato mund të jenë të rrezikshme nëse gëlltiten, dhe ne mbështesim çdo përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin publik për sigurinë e magnetëve.
“Si një treg për palët e tretëta, Temu kërkon që të gjithë shitësit të respektojnë dhe veprojnë në përputhje me ligjet dhe standardet e sigurisë në fuqi, dhe ndërmerr masa të menjëhershme për të hequr çdo listim që nuk i përmbush ato”, përfundon përgjigja.
Nërkohë, mjekët thanë se presioni nga magnetët kishte shkaktuar nekrozë në katër zona të zorrës së hollë dhe cekumit të djalit, i cili është pjesë e zorrës së trashë. Kirurgët ndërhynë për të hequr indin e vdekur dhe për të hequr magnetët.
Djali ishte në gjendje të kthehej në shtëpi pas tetë ditësh në spital. Gëlltitja e magnetëve mund të çojë në ndërlikime më vonë në jetë, të tilla si bllokim i zorrëve ose dhimbje kronike./ Arbresh.info/
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Ministri kroat: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë s’e rrez...
IKSHPK: Mos harroni vaksinimin para udhëtimit jashtë vendit
Kurti takohet me Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Myni...