Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, bisedoi në telefon me presidentin amerikan Donald Trump, njoftoi Qeveria spanjolle.
Gjatë bisedës 15-të minutëshe Rajoy ka theksuar se shteti është në pozicionin më të mirë që të jetë partner i Qeverisë së re amerikane në Evropë.
Ai ka shtuar se rritja e BPV-së të Spanjës për më shumë se tre për qind e vendos shtetin në pozitë të mirë që të jetë ndërmjetësues mes SHBA-së, Amerikës Jugore, Afrikës Veriore dhe Lindjes së Afërt.
Kryeministri spanjoll ka theksuar se falë investimeve spanjolle në SHBA janë hapur 80.000 vende pune. Trump edhe Rajoy kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, për takimin e liderëve të NATO-s në maj dhe në bashkëpunim mes të dy shteteve në luftën me terrorizimin ndërkombëtar.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...