Një alpinist në Zelandë e Re arriti të mbijetonte në mënyrë të pabesueshme vetëm me disa lëndime të lehta pasi ra nga një lartësi prej 600 metrash.
Sipas policisë vendase, burri që ra nga mali Taranaki në ishullin verior arriti të shpëtonte vetëm nga fakti se temperaturat e larta kishin shkrirë akullin duke bërë në këtë mënyrë më të zbutur impaktin gjatë rënies.
Me një llogaritje të thjesht, alpinisti fatlum shpëtoi pasi ra nga një lartësi e ngjashme me atë të kullës Makkah Clock Royal që ndodhet në Arabinë Saudite, një nga më të mëdhatë në botë.
Ai ishte bashkë me një grup shokësh në momentin kur ra, të cilët vunë menjëherë në alarm autoritetet.
Mali i Tanakit ka një reputacion shumë të keq në Zelandën e Re, pasi sipas banorëve në të kanë ndodhur disa nga aksidentet më vdekjeprurëse dhe ka marrë shumë jetë njerëzish./A2cnn
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje