Në Rripin e Gazës pati për të dytën ditë radhazi protesta të mëdha për përfundimin e luftës me Izraelin si dhe kundër Hamasit. Mijëra palestinezë demonstruan në disa zona të rajonit, si Beit Lahia dhe në Qytetin e Gazës në veri, dhe në Chan Junis në rajonin bregdetar jugor.
Protesta dhe shpërthime publike kundër Hamasit në Rripin e Gazës janë të rralla. Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se sipas dëshmitarëve okularë, protestuesit bënë thirrje për t’i dhënë fund luftës me Izraelin.
Protesta kundër Hamasit filloi të martën në qytetin verior të Gazës, Beit Lahiya, ku ishin mbledhur rreth 3,000 vetë, që brohorisnin “Populli do rënien e Hamasit”, njoftoi agjencia e lajmeve AP.
Veriu i Gazës është goditur veçanërisht rëndë gjatë luftës. Shumica e infrastrukturës së kësaj zone është rrënuar dhe nga kjo zonë ka pasur shumë të zhvendosur./abcnews.al
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë