Qindra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e myftiut sunit të kryeqytetit të Sirisë, Damask, i cili u vra nga një makinë bombë të enjten.
Sheikh Mohammad Adnan al-Afiyuni vdiq kur makina e tij u shënjestrua me një mjet shpërthyes jashtë qytetit, transmeton portali arbresh.info
Sheikh Afiyuni, një aleat i presidentit Bashar al-Assad, ishte i njohur për kryerjen e bisedimeve me rebelët në rajonin e Damaskut.

Qeveria tani kontrollon pjesën më të madhe të vendit pas nëntë viteve të luftës civile.
Më shumë se 380,000 njerëz janë vrarë dhe 13.2 milion të tjerë – gjysma e popullsisë së Sirisë para luftës – janë zhvendosur brenda dhe jashtë Sirisë.
Shejh Afiyuni vdiq në qytetin Qudsaya, në veri-perëndim të kryeqytetit, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve Sana. Agjencia lëshoi fotografi të makinës së tij të shkatërruar./arbresh.info/

Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës