Qeveria e Sirisë dhe grupet e rebelëve kanë shkëmbyer dhjetra të burgosur, disa prej tyre edhe fëmijë.
Shkëmbimi është bërë në provincën Hama, ka deklaruar Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton portali arbresh.info.
Monitoruesit kanë raportuar se përfaqësuesit e qeverisë dhe zyrtarët rebele shkëmbyen 112 gra në qytetin e kontrolluar nga rebelët Qalaat al-Madiq në Hama, shumë prej të cilëve ishin ndaluar për vite me rradhë.
Gjysma e tyre janë liruar nga burgjet e qeverisë dhe janë marrë nga grupet rebele, ndërsa të tjerët i janë dorëzuar qeverisë që të dërgohen në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.
Shkëmbime të tilla nuk kanë ndodhur në luftën gati gjashtë-vjeçare.
Gjatë konfliktit të Siri janë vrarë qindra e mijëra njerëz dhe një numër i madh i njerëzve janë detyruar që të largohen nga vendi.
Në një raport të Amnesty International të botuar sot edhe nga portali arbresh.info thuhet se qeveria e Sirisë ka vrarë fshehurazi rreth 30 mijë njerëz në një burg në Siri./Arbresh.info
Këtu mund të lexoni edhe Deri në 13 mijë njerëz janë varur fshehurazi në burgun famëkeq në Siri
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...