Komisioneri i taksave të Australisë ka premtuar se rimbursimet e taksave do të fillojnë të mbërrijnë në llogaritë bankare të njerëzve që nga e premtja.
Chris Jordan, shefi i Zyrës së Taksave Australiane, tha se rimbursimet e taksave të ligjshme në fund të javës së kaluar do të fillonin të materializoheshin në vetëm tre ditë, transmeton lajmi.net.
Kjo nënkupton se ata që merrnin 42 deri në 80 mijë euro, së shpejti do të përfitonin rreth 900 euro, si pjesë e një pakete taksash të dizajnuara për të siguruar lehtësim për banorët australianë.
“Ne do të kemi disa rimbursime që do transferohen në llogaritë bankare të banorëve austrailan deri të premten këtë javë,” u tha ai gazetarëve të martën në Melburn.
Një rekord prej 810,000 rikthimesh tatimore janë depozituar gjatë javës së kaluar, pasi Parlamenti kaloi paketën e koalicionit për 141 milionë euro shkurtime taksash.
Punonjësit me orar të pjesshëm që fitojnë më pak se 33 mijë euro në vit do marrin një shkurtim më të vogël të taksave prej 230 eurosh , ose prej vetëm 4.40 eurosh në javë.
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë
Numërohen mbi 90 për qind të votave, LDK kryeson në vetëm n...
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme