Pas reagimit të shtetit të Serbisë për situatën e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ka reaguar edeh Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.
Përmes një postimi në Twitter, kjo ambasadë ka thënë se SHBA-të e mirëpresin qëndrimin e Serbisë për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës, shkruan arbresh.info.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin qëndrimin e përsëritur të Serbisë, presidentit Aleksandër Vuçiq për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës, e cila është shkelur nga sulmet e paligjshme dhe të paprovokuara nga Rusia”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media sot tha se e respektojnë integritetin territorial të Ukrainës.
Serbia mbajti një qëndrim qëndrim të dyfishtë, ku tha se e respektojnë integritetin e Ukrainës, ndërsa s’i vëmë sanskione Rusisë./arbresh.info/
Sjedinjene Države pozdravljaju ponovljen stav Srbije i @predsednikrs o podršci teritorijalnom integritetu Ukrajine koji je narušen ilegalnim i ničim izazvanim napadima Rusije.
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) February 25, 2022
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...