Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha udhëheqësit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se mbrojtja ajrore ruse ishte e aktivizuar për të zmbrapsur një sulm të supozuar me dronë nga Ukraina, teksa avioni i kompanisë Azerbaijan Airlines, tentoi të ulej në qytetin rus të Groznit.
Megjithatë, Putin nuk tha nëse mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse për rrëzimin e avionit.
“Gjatë kësaj kohe, Grozni, qyteza e Mozdokut dhe Vlladiavkazit ishin duke u sulmuar nga dronët luftarakë ukrainas dhe mbrojtja ajrore ruse ishte duke i zmbrapsur këto sulme”, i tha Putini Aliyevit, sipas Kremlinit.
Avioni me pasagjerë i kompanisë Azerbaijan Airlines, u rrëzua më herët gjatë javës afër Aktaut të Kazakistanit, duke vrarë 38 nga 67 personat në bord dhe spekulimet u shtuan se rrëzimi u shkaktua nga sistemet kundërajrore ruse që ishin në gatishmëri për shkak të sulmeve ruse me dronë në rajonin e Çeçenisë, para se avioni të ndryshonte rrugën. Grozni është kryeqyteti i rajonit rus të Çeçenisë./rel/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron