Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po viziton Mongolinë, teksa shteti mikpritës nuk ka shfaqur shenja se do t’i dëgjojë thirrjet për arrestimin e tij në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) vitin e kaluar lëshoi fletarrestim për Putinin, të cilin e akuzon për dëbim dhe transferim të paligjshëm nga pjesët e pushtuara të Ukrainës për në Rusi.
Para vizitës, Ukraina i bëri thirrje Mongolisë që ta dorëzojë Putinin te gjykata në Hagë. Bashkimi Evropian, ndërkaq, shprehu shqetësime se Mongolia, shtet anëtar i GJNP-së, nuk do ta respektojë këtë fletarrestim.
Pavarësisht thirrjeve për respektimin e fletarrestimit, zyrtarët në Mongoli e pritën me nderime të larta Putinin.
Vizita e tij përkon me 85-vjetorin e fitores të trupave sovjetike dhe mongoleze ndaj ushtrisë japoneze në më 1939.
Ndryshe, Mongolia është anëtare e GJNP-së që nga viti 2003. Kremlini më herët ka deklaruar se nuk është “i shqetësuar” për këtë udhëtim./rel
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...