Rusia e konsideron të papërshtatshme vendosjen e sanksioneve të reja kundër qeverisë së Sirisë dhe nuk do të mbështes një propozim të tillë, ka thënë presidenti Putin.
“Sa për sanksione kundër udhëheqjes siriane, unë mendoj se ky veprim është krejtësisht i papërshtatshëm tani. Kjo gjë nuk do të ndihmojë në procesin e negociatave. Kjo vetëm do të dëmtojë besimin gjatë procesit”, tha ai, transmeton arbresh.info.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë mbi një propozim të fuqive perëndimore për të ndaluar furnizimin e qeverisë siriane me helikopterë dhe futjen në listën e zezë komandantët ushtarakë sirianë që akuzohen për sulme me gaz toksik./Arbresh.info
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...