Presidenti rus është takuar nga presidenti sirian Bashar al-Assad, Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, kur arriti në bazën Hmeymim në krahinën Latakia për herë të parë që nga fillimi i operacionit anti-terrorist me kërkesë të Assadit.
Vladimir Putin ka urdhëruar tërheqjen e trupave ruse nga Siria, transmeton portali arbresh.info
“Unë udhëzoj ministrin e mbrojtjes, kreun e Shtabit të Përgjithshëm të fillojë tërheqjen e grupit rus të trupave në vendet e tyre të përhershme,” tha Putin, gjersa fliste me ushtarakët në Siri.
Putin theksoi se nëse terroristët fitojnë territor në Siri, Rusia do të kryejë sulme që “ata kurrë nuk i kanë parë”, raporton Sputnik./Arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...