Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se kishte gjasa të martohej përsëri, por nuk e tha emrin e nuses.
Putin, 66-vjeçar, i cili ruan privatësinë e familjes së tij, iu përgjigj pyetjes së një gazetari në konferencën e tij vjetore, e cila u përqendrua kryesisht në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjendjen e ekonomisë, raporton Al-Jazeera, përcjell arbresh.info.
“Si figurë publike unë duhet ta bëj këtë në një moment”, tha Putini me një buzëqeshje.
Putini ishte i martuar me Lyudmila Potinën nga 1983 deri në divorcin e tyre në vitin 2013.
Dy vajzat e tyre, Katrina dhe Maria, nuk e ndajnë politikën dhe mbeten në qendër të vëmendjes.
Një gazetë ruse raportoi se Putin kishte marrëdhënie me Alina Kabayevën, ish-gjimnasten olimpike, por ai nuk pranoi ta konfirmonte këtë.
Reuters raportoi në 2016 se një biznesmen me lidhje me Putin transferoi pronën tek motra dhe gjyshja e Alina. /arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë