Një javë përpara zgjedhjeve presidenciale ruse, Presidenti Vladimir Putin u shfaq në një film promorcional të gjatë, ku ndau disa “sekrete” me shikuesit.
Ai i është përgjigjur pyetjeve se si i’a del të menaxhojë vetëkontrollin në situata të ndryshme, duke thënë se “kur dikush humbet durimin, ai tregon dobësi. Një person në pozicionin tim nuk ka të drejtë të tregojë dobësi”, transmeton portali arbresh.info
Putin ndër të tjera ka theksuar se ai mund të fal, por gjithçka. Ai beson se nuk ka asnjë justifikim kur është në pyetje tradhëtia.
Mbi raportet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Putin ka zbuluar se ajo i ka dërguar atij një lloj birrë.
“Kohë pas kohe, Angela më dërgon disa shishe birre Radeberger”, tha Putin.
Vladimir Putin është duke e kërkuar mandatin e katërt presidencial në Rusi.
Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 18 mars./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...