Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Rusia po rrit prodhimin e dronëve me rreth dhjetë herë në gati 1.4 milionë këtë vit për të siguruar që forcat e armatosura ruse të rrëmbejnë fitoren në Ukrainë.
“Në total, rreth 140,000 mjete ajrore pa pilot të llojeve të ndryshme iu dorëzuan forcave të armatosura në vitin 2023”, tha Putin, shkruan Reuters.
“Këtë vit, prodhimi i dronëve është planifikuar të rritet ndjeshëm. Epo, për të qenë më të saktë, pothuajse 10 herë. Kushdo që reagon më shpejt ndaj këtyre kërkesave në fushën e betejës fiton,” theksoi Putin në një takim në Shën Petersburg për zhvillimin e prodhimit të dronëve.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë blerë dronë jashtë vendit dhe kanë rritur prodhimin e tyre për një sërë objektivash – nga shkatërrimi i artilerisë dhe arsenaleve deri te goditja në infrastrukturën energjetike dhe luftanijet./abcnews.al
Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
“Je komplet falso”, Indri përplaset me Sarën: Kam gjithë jav...
Parashikimi i motit për të shtunën
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...