Përmes një lëvizjeje reciproke, presidenti rus, Vladimir Putin, më 23 maj nënshkroi një dekret që i mundëson shtetit të tij të përdorë asetet, letrat me vlerë dhe pronat që i përkasin Shteteve të Bashkuara apo shtetasve amerikanë, që gjenden në Rusi.
Këto asete, sipas dekretit, do të përdoren për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga konfiskimi i aseteve dhe pronave të pasanikëve rusë dhe Bankës Qendrore ruse në SHBA.
Muajin e kaluar presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi një ligj që i mundëson Uashingtonit të konfiskojë rreth 5 miliardë dollarë asete ruse në SHBA. Ky legjislacion është përfshirë në paketën e ndihmës që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës, Izraelit dhe Tajvanit.
Edhe Bashkimi Evropian ka miratuar një vendim që i mundëson bllokut evropian të përdorë asetet e ngrira të Bankës Qendrore ruse, që gjenden në BE.
Brukseli ka thënë se përfitimet nga këto asete do të përdoren për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022.
Rreth 210 miliardë euro në asete që i përkasin Bankës Qendrore të Rusisë janë ngrirë nga BE-ja.Kjo shumë vlerësohet se gjeneron interes prej rreth 3 miliardë eurosh në vit./REL/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...