Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar gjatë ditës së sotme një projekligj që parashikon dënim me burg deri në 15 vjet për njerëzit që publikojnë “lajme të rreme” për ushtrinë ruse.
Sipas AP, projektligji i miratuar nga ligjvënësit rusë më herët ka hyrë në fuqi me nënshkrimin e Putinit, në të cilin parashihen dënime me burg me gjatësi të ndryshme dhe gjoba për ata që “botojnë me vetëdije informacion të rremë” për ushtrinë, transmeton portal arbresh.info
Putin nënshkroi gjithashtu një projekt-ligj që do të lejonte gjoba ose dënime me burg deri në tre vjet për ata që bëjnë thirrje për sanksione kundër Rusisë pasi Moska përballet me dënime të ashpra ekonomike nga vendet perëndimore pas pushtimit të Ukrainës.
Gjatë vitit të kaluar, ka pasur një përballje të paprecendentë me zëra të pavarur dhe kritikë rusë, të cilët janë intesifikuar që nga fillimi i pushtetit./guardian/arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...