Megjithëse vetëm 21% e popullsisë së vendit ka energji elektrike, junta e Burkina Fasos ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të ndërtuar një central bërthamor. Plani i vendit është mjaft ambicioz, duke synuar të elektrizojë 95% të zonave urbane dhe 50% të zonave jourbane deri në vitin 2030.
Marrëveshja, siç raporton BBC, vjen pas bisedimeve që drejtuesi Ibrahim Traore, pati në Moskë këtë verë me presidentin rus Vladimir Putin.
“Vendndodhja jonë është strategjike, në zemër të Afrikës Perëndimore. Ne kemi një deficit energjetik në rajonin tonë”, mësohet të ketë thënë Traore.
Për momentin vendi përdor qymyr dhe dru dhe në një masë më të vogël naftë për prodhimin e energjisë elektrike. Kostoja e prodhimit është një nga më të lartat në Afrikë.
I vetmi vend me një termocentral bërthamor në Afrikë është Afrika e Jugut , por Egjipti dhe Nigeria kanë plane të ngjashme , të dyja me bashkëpunimin e Rusisë. Kenia dhe Ruanda kanë shprehur synimin e tyre për të blerë një central bërthamor./a2cnn
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...