Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territoriale dhe paqe.
“Për momentin, Rusia nuk e sheh gatishmërinë e Kievit për të shqyrtuar çështjet territoriale. Kievi refuzon t’i japë fund konfliktit në mënyrë paqësore. Rusia është gati dhe dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë në mënyrë paqësore”, tha Putin në fillim të konferencës vjetore për shtyp ku iu drejtuan pyetje nga gazetarët dhe qytetarët.
Ai kujtoi se në vitin 2022, kur gjithçka arriti në “pikën e thyerjes”, kur “regjimi i Kievit filloi luftën në Donbas”, Rusia theksoi se do të detyrohej të njihte LNR-në dhe DNR-në, raportoi Sputnik.
“E gjitha filloi me grushtin e shtetit në Ukrainë”, tha Putin, duke iu përgjigjur pyetjes së prezantuesit se në cilën mënyrë do të arrihen qëllimet – luftë apo paqe.
Ai tha se autoritetet ukrainase më pas refuzuan të tërhiqnin trupat e tyre dhe të zbatonin marrëveshjet e Stambollit, dhe tani refuzojnë ta zgjidhin konfliktin në mënyrë paqësore.
“Megjithatë, Moska sheh sinjale të caktuara se Kievi është gati të angazhohet në dialog”, theksoi presidenti rus.
Kur bëhet fjalë për situatën në front, Putin tha se më shumë se gjysma e vendbanimeve ukrainase janë nën kontrollin e ushtarëve rusë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se në dy javët që nga hapja e linjës, janë mbledhur pothuajse tre milionë pyetje për Putinin dhe se konferenca po ndiqet drejtpërdrejt nga rreth 600 gazetarë.
Që nga viti 2001, janë mbajtur 18 linja telefonike të ndara dhe 16 konferenca për shtyp, kjo është hera e 22-të që mbahet konferenca vjetore e Putinit.
Ndalohen fishekzjarrët në hapësirat publike gjatë festave në...
ZRRE sqaron licencimin e EFT: Procesi është ligjor dhe i pav...
Ambasada e SHBA-së vlerëson si sukses të madh operacionin e ...
Nesër varroset 12-vjeçarja që ndërroi jetë në Spitalin e Pri...
“A i meritoj?” – Heroi i Bondit merr donacione prej 2.5 mili...
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj...