Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në Truth Social se ka zhvilluar një telefonatë me homologun rus Vladimir Putinin që zgjati një orë e 15 minuta.
Ai tha se dyshja diskutoi sulmin e Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore thellë brenda Rusisë gjatë fundjavës dhe zbuloi se Putin tha se do të duhet t’i përgjigjet sulmit.
Trump e quajti telefonatën një “bisedë të mirë”, por pretendoi se nuk ishte një bisedë që do të çonte në paqe të menjëhershme.
Është hera e parë që presidenti amerikan ka folur me homologun e tij rus në pak më shumë se dy javë, me bisedën e tyre të fundit telefonike që u zhvillua më 19 maj.
Ajo bisedë zgjati dy orë dhe Trump e përshkroi atë në atë kohë si “të shkëlqyer”.
Kremlini ka konfirmuar zyrtarisht zhvillimin e një telefonate mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas një deklarate të shkurtër nga presidenca ruse, telefonata me Trump është zhvilluar më herët gjatë ditës, por detajet mbi përmbajtjen e saj nuk janë bërë ende publike.
Kremlini konfirmon: Putin zhvilloi bisedën e parë më Papën Leoni XIV
Ndërkohë, Kremlini njoftoi gjithashtu se presidenti Putin ka zhvilluar për herë të parë një bisedë telefonike edhe me Papa Leonin XIV, kreun e sapozgjedhur të Selisë së Shenjtë.
Papa Leoni XIV ka shprehur më herët shqetësimin e tij për situatën në Ukrainë. “Mendimet e mia shkojnë shpesh te populli ukrainas i prekur nga sulmet e reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”, ka deklaruar ai më herët. / abcnews.al
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...