Gjatë vizitës së tij zyrtare në Hungari Presidenti rus Vladimir Putin i premtoi Budapestit fonde për të ndërtuar një central bërthamor.
“Puna për këtë central mund të nisë në fillim të vitit tjetër”, i tha Putini kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Vizita e Putinit sot në Hungari ishte e dyta për këtë vit, dhe dy liderët vijojnë të ruajnë lidhje të forta me njëri-tjetrin. Putin pritet të nderohet me titullin “Honoris Cuasa” në Universitetin e Debrecenit, për rolin mbështetës të Rusisë në ndërtimin e centralit bërthamor në Paks.
Gjatë vizitës së tij në Budapest lideri i Kremlinit pritet të jetë gjithashtu i pranishëm në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror të Xhudos. Ndërkaq partitë opozitare në Hungari po protestojnë kundër vizitës së Putinit, duke ngritur shqetësimin se Orban po lidh marrëdhënie të ngushta me presidentin rus, duke iu larguar BE-së.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...