Gjatë bisedës, palët diskutuan mbi tensionet rreth Sirisë, të cilat u përshkallëzuan si rezultat i sulmeve raketore të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, thuhet në deklaraten e Kremlinit.
“Presidenti rus theksoi se veprimet e një grupi të vendeve perëndimore shkelin rëndë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe normat dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”, tha Kremlini.
Të premten mbrëma, Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Mbretëria e Bashkuar filluan sulme mbi një numër objektivash në Siri në përgjigje të incidentit të supozuar kimik në periferi të Dumës në Damask. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, të tre vendet qëlluan mbi 100 raketa ajrore dhe, shumica e të cilave, siç raportojnë mediat ruse, u shkatërruan nga mbrojtja ajrore siriane. Putin i përshkroi sulmet si një akt agresioni ndaj një shteti sovran, duke vënë në dukje se as ekspertë ushtarakë rusë dhe as banorët vendas nuk konfirmuan faktin e një sulmi kimik, i cili u bë pretekst për sulme. /Lajmi.net/
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...