Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pret sot në Soçi homologët nga Irani dhe Turqia, për të diskutuar planet për Sirinë, pas tërheqjes së trupave amerikane nga kjo vatër e luftës.
Kremlini tha se Putin, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidenti iranian, Hassan Rohani, do të flasin për “hapat e mëtejmë të përbashkët, me synim gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate” të konfliktit në Siri.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se presidentët do të diskutojnë për formimin e një komiteti që do të hartonte një kushtetutë të re të pasluftës për Sirinë.
Tri vendet kanë thënë se duan një zgjidhje politike për t’i dhënë fund luftës në Siri, e cila ka nisur në vitin 2011.
Moska dhe Teherani e mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin grupe të ndryshme rebele.
Lufta në Siri ka lënë mbi 400,000 njerëz të vrarë dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do t’i tërheqë të 2,000 trupat nga Siria, ku ata kanë ndihmuar një aleancë arabe-kurde në luftën kundër militantëve të grupit Shteti Islamik.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore