Publikohet momenti i fundosjes së jahtit luksoz në Itali

23:17 | 23 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Një jaht luksoz 40 metra i gjatë u fundos në brigjet e Italisë jugore. Jahti me emrin ‘Saga’, i cili u ndërtua në Monako në vitin 2007, po lundronte nga Gallipoli për në Milazzo në ishullin e Siçilisë gjatë natës së të shtunës kur papritur hasi në vështirësi dhe nisi të mbushej me ujë.

Duke parë që situata po përkeqësohej, kapiteni i jahtit përmes një telefonate njoftoi autoritetet.

Ngjarja ndodhi nëntë milje larg Catanzaro Marina, ndërsa kur rojet bregdetare që u dërguan nga porti i Crotone mbërritën në vendngjarje, jahti ishte zhytur përgjysmë në ujë. Katër pasagjerë dhe një anëtar i ekuipazhit, të gjithë italianë  u evakuan menjëherë nga jahti, ndërsa katër pjesëtarë të ekuipazhit, përfshirë dhe kapitenin u larguan të fundit.

Ndërkohë, Mail Online shkruan se, jahti është fundosur në ujë brenda një kohe të shkurtër, ndërsa operacionet për shpëtimin e anijes ishin të pamunduara. Ndërkohë ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e fundosjes së jahtit./javanews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme