Kriza politike e Hong Kongut ka hyrë në javën e dytë pasi protestuesit që i kanë pushtuar rrugët e qytetit me shifra rekorde të dielën e refuzuan kërkim faljen e udhëheqëses Carrie Lam dhe u zotuan se do t’i vazhdojnë protestat kundër projektligjit kundërthënës për ekstradim të qytetarëve në Kinë.
Pas protestës masive, në të cilën organizuesit thanë se morën pjesë dy milionë njerëz, Lam kërkoi falje përmes një deklarate për mënyrën se si e ka trajtuar qeveria deri tash projektligjin për ekstradim të banorëve të Hong Kongut në Kinë.
Megjithatë, ajo nuk premtoi se do ta plotësojë ndonjërën nga kërkesat e protestuesve. Ata po bëjnë thirrje që Lam të japë dorëheqje për shkak të projektligjit të propozuar, t’i japë fund shtypjes së protestuesve nga forcat e sigurisë, të kërkojë përgjegjësi nga policia për taktikat brutale që ajo i ka përdorur në protestat e kaluara dhe ta tërheqë projektligjin për ekstradim.
Një grup i protestuesve e mbajtën të bllokuar njërën prej rrugëve kryesore edhe të hënën në mëngjes. Autoritetet kanë njoftuar se zyrat qeveritare do të jenë të mbyllura gjatë ditës së hënë.
Protestuesit kanë bërë thirrje që edhe punëtorët dhe studentët të hyjnë në grevë të hënën. Protestuesit u motivuan edhe më shumë pas lirimit të aktivistit të dalluar, Joshua Wong, i cili ka qenë në burg për rolin e tij në kryengritjen e vitit 2014, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...