Protestat pro Palestinës po përhapen në shumë universitete Amerikane, ndërsa sezoni i diplomimeve po afron.Unë jam optimiste dhe me kurajo për faktin se bota po na kushton vëmendje se çfarë po ndodh”, tha AnnaMaria Belevitch, studente në universitetin Columbia.
E Hëna është dita e fundit e studimeve në Universitetin e Kolumbias në New-York, aty ku edhe filloi lëvizja studentore. Kampi me çadra mbetet aty ndërsa studentët dhe administratorët diskutojnë për kërkesat e protestuesve.
“Shpresoj shumë që kjo të përfundojë përpara diplomimit. Unë diplomohem këtë semestër. Kam vetëm një fjalim për të mbajtur”, tha Marc Blackman, student në universitetin e Columbia.
Klasat në Universitetin e Atalntias po përgatiten për të zhvilluar një votë për largimin e Presidentes së Universitetit të Atlantias. Para disa ditësh policia u përpoq të shkatërronte protestën dhe arrestoi disa nga studentët.
“Ne u thamë dhe u shpjeguam se si njerëzit po vdesin në Gaza, qindra dhe mijëra burra, gra, nëna, dhe fëmijë janë zhvendosur me forcë”, tha Martin Berg, student i arrestuar në universitetin Emory.
Zyrtarët e policisë kanë raportuar për incidente të dhunës midis mbështetësve të izraelit dhe Palestinës.
“Ata po na mallkonin dhe shprehnin gjera të rrezikshme”.
Ceremonia e diplomimit për studentët e Universitetit të Kalifornisë, është vendosur për në Qershor. Por më shumë gjasë do të anulohen duke marrë parasysh zhvillimin e protestave. /A2CNN
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...