Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën përpara Stacionit Qendror në Milano, gjatë një proteste pro-palestineze.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të rendit, për çka Meloni dha një deklaratë të fortë në rrjetet e saj sociale.
“Imazhet që vijnë nga Milano janë të turpshme: të vetëshpallur ‘pro-palestinezë’, të vetëshpallur ‘antifashistë’, të vetëshpallur ‘pacifistë’ që shkatërrojnë stacionin dhe shkaktojnë përleshje me policinë”, shkruajti Meloni.
Ajo shtoi se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me solidaritetin e vërtetë, duke theksuar se “dhuna dhe shkatërrimi nuk do ta ndryshojnë jetën e njerëzve në Gaza aspak, por do të kenë pasoja konkrete për qytetarët italianë, të cilët do të përfundojnë duke vuajtur dhe duke paguar për dëmet e shkaktuara nga këta huliganë”.
Meloni shprehu mbështetje për forcat e rendit: “Mendimet e mia janë me policinë, e detyruar të durojë arrogancën dhe dhunën e panevojshme të këtyre pseudo-protestuesve. Shpresoj për fjalë të qarta dënimi nga organizatorët e grevës dhe nga të gjitha forcat politike.” / abcnews.al /
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...