Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës që mbahet nën rrethim, janë protestuar në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra demonstrues të mbledhur para stacionit qendror të trenit në Bruksel, kërkuan që të ndalohen sulmet izraelite ndaj Gazës.
![]()
Në protestën e mbështetur nga disa organizata joqeveritare, demonstruesit kanë mbajtur pankartë me mbishkrime si “Ndaloni krimet e luftës së Izraelit në Gaza” dhe “Të gjithë ne jemi Gaza”.
Në deklaratën e shpërndarë nga protestuesit, është kërkuar që të bojkotohen produktet që vijnë nga Izraeli si dhe qeveria belge dhe Bashkimi Evropian (BE) të zbatojnë sanksione ndaj Izraelit.
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...