Rreth 1 mijë e 500 fermerë francezë protestuan të premten jashtë Parlamentit Evropian në Strasburg.
Demostruesit që dolën në rrugë me traktorë janë të zemëruar për propozimet e Bashkimit Evropian që sipas tyre kërcënojnë jetesën e tyre, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Negociatat mbi Politikën e Përbashkët Bujqësore vazhdojnë ende në Bruksel.
Protestuesit pretendojnë se planet anojnë shumë larg nga çështjet mjedisore që do ta bëjnë bujqësinë më të shtrenjtë.
“Politika e Përbashkët Bujqësore duhet të ndihmojë për të mbështetur fermerët në tokë”, shpjegoi Laurent Champenois i Federatës së Sindikatave të Fermerëve Francezë.
“Kanë mbetur vetëm 500 mijë fermerë, por reforma e ardhshme e propozuar për ne do të zvogëlojë numrin e fermerëve, do ta shkurtojë atë në gjysmë.”
Fermerët janë veçanërisht kundër “skemave eko” që u japin shpërblime atyre që marrin pjesë në programet mjedisore që do të ishin të detyrueshme sipas rregullave të reja.
Përfaqësuesit e sektorit pretendojnë se politikat rrezikojnë uljen e ndihmës me një të tretën në më shumë se gjysmën e prodhuesve të grurit në Francë.
Ndryshimet e fundit do të hyjnë në fuqi në 2023.
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...