Demonstratat antiqeveritare që kanë nisur të enjten në Mashhad, një qytet i vogël i Iranit, janë shpërndarë tani në disa qytete.
Një numër i madh i njerëzve ka dalë në rrugë në Teheran, Rasht, Kermanshar, Shiraz, Isfahan dhe Hamadan.
Protestat kanë nisur kundër rritjes së çmimeve, por janë shndërruar në zemërim kundër sundimit klerik.
Policia ka arrestuar dhjetëra njerëz në Teheran dhe Kermanshar.
Në këtë të fundit, disa video të postuara në mediat sociale kanë treguar edhe dhunë midis protestuesve dhe policisë.
Protestuesit kanë thirrur slogane kundër liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, edhe pse nuk e kanë përmendur me emër, dhe kundër presidentit Hassan Rohani.
Tubimet politike janë të rralla në Iran, por shpesh mbahen protesta për çështje ekonomike, si pushimet nga puna, mospagimi i rrogave dhe rritjet e çmimeve./REL
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...