Data e procesit gjyqësor nuk është caktuar ende, por nisja e saj pritet në fillim të vitit 2019
Një vit pas përpjekjes për shkëputjen e Katalonjës, prokuroria spanjolle kërkoi sot dënime të ashpra me burg ndaj liderëve indipendentistë, të cilët pritet të gjykohen së shpejti, duke konfirmuar akuzën e diskutueshme për ”rebelim” megjithëse e kundërshtuar nga ana e qeverisë.
Data e procesit gjyqësor nuk është caktuar ende, por nisja e saj pritet në fillim të vitit 2019. Ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, i cili është arratisur në Belgjikë për t’i shpëtuar ndjekjes penale, nuk është i përfshirë në këtë proces, gjykata spanjolle nuk do ta gjykojë “në mungesë”, shkruan ATSH.
Prokuroria e përgjithshme ka kërkuar shtatë deri në njëzet e pesë vite burg ndaj dymbëdhjetë udhëheqësve indipendentistë të akuzuar për “rebelim”, “përvetësim të fondeve publike” ose “mosbindje serioze”
Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte norma...
Shpallet thirrja për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në K...
Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe ...
Dy të kërkuar ekstradohen brenda 48 orëve
Trafiku Urban tregon cilat kategori lirohen nga pagesa nëse ...
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për rrugët...