Asnjë sanksion nuk do të bëjë që Koreja e Veriut të ndryshojë politikat e saj, thotë ambasadori i vendit në Moskë. Diplomati shtoi se programi bërthamor i Koresë së Veriut do të ndihmojë vendin e tij për të penguar më mirë “politikën armiqësore të SHBA”.
“Ne kemi jetuar nën sanksione të SHBA për dekada të tëra. Nën sanksionet më të ashpra. Por ne kemi fituar gjithçka që dëshironim. Nëse SHBA shpreson se pozicioni ynë do të tronditej dhe ndryshohej, ky është një iluzion”, tha Kim Yong-jae për mediat ruse, transmeton portali arbresh.info
Diplomati shtoi se programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut do të ndihmojnë shtetin e tij më të mirë për të penguar “politikën armiqësore të SHBA” dhe për të mbrojtur Gadishullin Korean nga një luftë bërthamore.
Më parë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi sanksionet më të ashpra ekonomike kundër Koresë së Veriut, duke vënë një kapak mbi sasinë e karburantit që mund të blejë dhe kufizimin e mëtejshëm të importit të naftës së papërpunuar./arbresh.info/
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...