Kandidati i njohur për qëndrimet pro-perëndimore dhe presidenti i deritashëm i Rumanisë, Klaus Iohannis, e ka fituar balotazhin për pozitën më të lartë të shtetit pasi të dielën e mposhti ish-kryeministren majtiste, Viorica Dancila.
Pas shpalljes së fitores, ai u zotua se do ta ndërtojë një Rumani moderne dhe evropiane. Sipas rezultateve preliminare, presidenti Iohannis i fitoi rreth 66 për qind të votave, ndërsa rivalja politike e tij i mori 34 për qind.
“Premtoj se do të jem president i të gjithë rumunëve. Sot fitoi një Rumani modernen, evropiane dhe normale. E pranoj këtë fitore me gëzim, falënderim, modesti dhe me besim në Rumani”, tha presidenti i rizgjedhur para shumë njerëzve që ishin mbledhur për ta dëgjuar fjalimin e tij në Bukuresht.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtën e votës në këto zgjedhje e shfrytëzuan rreth 50 për qind e popullsisë së vendit me 18 milionë banorë. Në këto zgjedhje votuan edhe rreth një milion rumunë që jetojnë jashtë atdheut.
Presidenti Iohannis i ka 60 vjet dhe më parë ka punuar si mësimdhënës i fizikës dhe ka shërbyer si kryetar i qytetit Sibiu, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave