Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, duke e përqafuar i ka ofruar një pritje të ngrohtë Emirit të Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al-Thani, i cili mbërriti në vend për të marrë pjesë në Samitin e 41-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas videos të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite, SPA, mund të shihet se Princi i Kurorës, Salman, i ofron një pritje të ngrohtë Emirit të Katarit, Al Thani, që erdhi në qytetin El-Ula duke e përqafuar atë.
Ministri i Jashtëm i Kuvajtit Ahmad Nasser Al-Sabah njoftoi se Arabia Saudite dhe Katari kanë rënë dakord të rihapin hapësirën e tyre ajrore dhe kufirin duke filluar të hënën në mbrëmje.
Kuvajti kishte ndërmarrë përpjekje ndërmjetësimi midis palëve për një zgjidhje që nga fillimi i krizës.
Ndërkohë, Princi i Kurorës, Salman, më parë kishte njoftuar se samiti që do të zhvillohet sot do të jetë “takimi i unitetit me fjalë dhe vepër”.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti vendosën një bllokadë ndaj Katarit në mes të vitit 2017, duke akuzuar Dohan zyrtare për mbështetje të terrorizmit, një akuzë që është mohuar fuqishëm nga kjo e fundit.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku