Princi William do të shërbej si pilot helikopteri për ti ardhur në ndihmë shtetit të tij

00:23 | 1 Prill 2020

Britania e Madhe është duke u përballur me një sfidë të madhe që lidhet me koronavirusin.

Numri i të infektuarve dhe viktimave rritet nga dita në ditë dhe nuk është kursyer as familja mbretërore.

Rreth një javë më parë, Princi Charles rezultoi pozitiv me COVID-19, megjithatë 71-vjeçari ia doli ta mposhtë.Ditën e djeshme familja mbretërore dha lajmin e mirë dhe konfirmoi se princi ka dalë nga karantina.Në këtë periudhë, barra më e rëndl i ka rënë Princit William dhe mediat e huaja shkruajnë se ai ka vendosur të jetë në frontin e parë të luftës.

Burime pranë familjes mbretërore, kanë thënë për mediat e huaja se William do të shërbejë këto ditë si pilot helikopteri, transmeton lapsi.
Ai do të transportojë pacientët me COVID-19, të cilët janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Ai e di se gjithë vendi po bën punën e vet dhe ai dëshiron të ndihmojë. Është i përqendruar në punët mbretërore, por mendon se ky rol është më i rëndësishëm duke pasur parasysh se Charles sapo kaloi sëmundjen, Harry sapo është larguar nga mbretëria dhe xhaxhai i tij Andrew është tërhequr nga jeta publike për shkak të skandalit seksual”, thotë burimi. Kujtojmë se ditën e djeshme Meghan dhe Harry dolën zyrtarisht nga familja mbretërore.
Ata kryen detyrat e fundit si Dukë dhe Dukeshë dhe tashmë janë të lirë të vazhdojnë jetën e tyre në SHBA./lajmi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara