Princi i Kurorës Saudite Mohamed bin Salman ka paralajmëruar se çmimet e naftës mund të rriten nëse bota nuk vepron për të penguar Iranin.
Ai shtoi se dështimi për të vepruar mund të forcojë Iranin dhe kjo mund të dëgojë në një luftë që do ketë pasja fatale për ekonominë globale, transmeton portali arbresh.info
Princi ka dhënë komente përderisa po fliste për sulmet që janë kryer në rafineritë e naftës, për të cilën ai fajëson Teheranin.
Irani ka theksuar se sauditëve nuk do t’ju sjellin agjë tjetër , përpos turp.
Mohamed bin Salman gjithashtu tha se ai pranoi disa përgjegjësi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Megjithatë, në një intervistë për CBS Neës ai e ka mohuar të ketë gisht në urdhërin për vrasjen e gazetarit.
Princi, i cili konsiderohet sundimtari de-fakto i Arabisë Saudite, dyshohet se ka shënjestruar personalisht Khashoggi, një gazetar saudit kritik ndaj qeverisë në Rijad.
Princi gjithashtu ka theksuar se është i gatshëm të ofrojë bisedime për një zgjidhje politike në luftën civile në Jemen, ku forcat qeveritare të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga sauditët po lufton kundër grupeve rebele Houthi, të cilat kanë mbështetjen e Iranit.
Irani është rival i Arabisë Saudite në rajon dhe kundërshtar i SHBA-ve./arbresh.info/
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...