Është një markë që përmbledh hotele dhe resorte luksoze që ofrojnë përvoja të paharrueshme udhëtimi në destinacionet kryesore të botës.
Presidentë, kryeministra dhe mbretër, janë pritur në rrjetin luksoz Ritz Carlton, një shtëpi larg shtëpisë, për personalitetet. Por, sipas raporteve, hoteli i këtij rrjeti në kryeqytetin saudit Riad, është shndërruar në një “kafaz të artë”. Vetëm pak muaj pasi priti presidentin amerikan Donald Trump në udhëtimin e parë të tij jashtë vendit si kreu i shtetit, një numër sauditësh të rëndësishëm, thuhet se janë ‘miq’ të qeverisë dhe hoteli po quhet tani burgu më luksoz në botë.
11 princa, katër ministra dhe shumë të tjerë, janë arrestuar në atë që autoritetet saudite e cilësojnë si një aksion anti-korrupsion në mbretërinë ultrakonservatore. I njohur ndërkombtarisht, biznesmeni miliarder Princi Alwaleed Bin Talal, raportohet se është mes të arrestuarve.

Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA