Policia greke ka arrestuar një prift i cili u bëri thirrje besimtarëve që të mos mbanin maska mbrojtëse në kisha.
Një prift në ishullin Kalymnos postoi në Facebook një status kushtuar festës së Zonjës dhe u bëri thirrje besimtarëve të mos mbanin maska pasi, siç deklaroi ai, do të “shqetësonte Virgjëreshën Mari”, shkruan Greekreporter.
“Nëna jonë dëshiron të shohë fytyrat tona, ajo dëshiron të shohë besimin tonë,” shkroi prifti.
Policia nuk pranoi të zbulojë emrin e tij, dhe ai u arrestua për shpërndarjen e një lajmi të rremë që rrezikon shëndetin publik. Ai u la i lirë pas seancës dëgjimore, dhe gjykimi është caktuar për 8 tetor./shprehja/
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje