Prokuroria koreanojugore njoftoi sot se do të thërrasë ish-presidenten Park Geun-Hye, procedura e shkarkimit u shpall e vlefshme nga organi më i lartë gjyqësor pas një megaskandali për korrupsion, për të dëshmuar në bankën e të akuzuarës.
Park është e dyshuar si bashkëpunëtore e krahut të saj të djathtë, duke qëndruar në hije në këtë aferë për korrupsion dhe trafik influence që çoi në periudhën më të vështirë të jetës së saj.
Të premten e konfirmimit të shkarkimi e saj, Gjykata Kushtetuese e privoi gjithashtu nga mbajtja e imunitetit presidencial, që shërben si mburojë ndaj ndjekjeve të mundshme penale.
”Ne do të vendosim të mërkurën rreth afatit kohor kur duhet të thërrasim ish-presidenten, Park dhe ta informojmë për datën e saktë”, tha për mediat zëdhënësi i Zyrës së prokurorëve të distriktit qendror të Seulit. Ajo pritet të thirret si e dyshuar në këtë çështje.
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës