Presidenti slloven ka deklaruar se ftesa e tij për të zhvilluar një takim mes presidentit të SHBA-ve dhe atij të Rusisë, është ende i vlefshëm.
Borut Pahor për AP ka thënë se një ‘tradita’ për pritjen e liderëve mes SHBA-ve dhe presidentëve rusë në shtetin e vogël alpin, nuk ka ndryshuar, transmeton portali arbresh.info.
Në qershor të vitit 2001, presidenti i SHBA-ve, George W.Bush dhe Putini kishin mbajtur një takim sy në sy në Slloveni.
“Sllovenia ka shprehur zyrtarisht gatishmërinë të jetë nikoqire e këtij takimi”, ka thënë Pahor. “Ata do të mirëpriten me një atmosferë të mirë”.
Sllovenia pret në rritje të turizmit nga amerikanët pas zgjedhjes së Melanie Trump, zonjë e parë, e cila e la Slloveninë në adoleshencë për të ndjekur një karrierë modelimi./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...