Presidenti i Koresë së Jugut zëvendësoi ministrin e Mbrojtjes ndërsa partitë opozitare synojnë të votojnë një mocion për shkarkimin e të dyve, pas vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, që çoi në mobilizim të forcave të armatosura dhe vendosjen e tyre në rrugët e Seulit. Gjendja e jashtëzakonshme zgjati vetëm 6 orë, pasi Parlamenti e hodhi poshtë vendimin e Presidentit me votim unanim dhe ai u detyrua ta anulonte vendimin.
Partitë opozitare synojnë të votojnë një mocion për shkarkimin e Presidentit Yoon Suk Yeol të shtunën në mbrëmje. Partitë opozitare kanë 192 vende, por për miratimin e mocionit nevojiten 200 vota. Zyra e Presidentit Yoon njoftoi se ai kishte vendosur zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes Kim Yong Hyun me Choi Byung Hyuk, një gjeneral në pension i cili aktualisht është ambasador i Koresë së Jugut në Arabinë Saudite.
Presidenti Yoon nuk është shfaqur publikisht që nga dita kur njoftoi në televizion se kishte hequr gjendjen e jashtëzakonshme.
Më herët, partitë e opozitës kishin depozituar një mocion për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Kim, duke ngritur dyshimet se ishte ai që i sugjeroi Presidentit Yoon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ministri Kim kishte ofruar të jepte dorëheqjen dhe kërkoi ndjesë që shkaktoi shqetësim tek opinioni publik.
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar