Presidenti iranian Hassan Rouhani ka sfiduar presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë se Republika Islamike do të mirëpriste bisedimet me SHBA-të “menjëherë”.
“Nuk kam parakushte. Nëse qeveria amerikane dëshiron, t’ia nisim menjëherë”, tha Rouhani në një intervistë për televizionin shtetëror, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse ka sinqeritet, Irani gjithnjë ka mirëpritur dialogun dhe negociatat”, vazhdoi më tej Rouhani.
E këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton, kur u pyet nga CNN në lidhje me ofertën e quajti një “propagandë”.
“Le të shohim se çfarë ndodh me të vërtetë apo nëse është më shumë një propagandë”, tha Bolton, duke shtuar se Trump ka qenë “konsistent” se do të ishte i gatshëm të negociojë me regjime të tilla si Koreja e Veriut dhe Irani.
“Nëse iranianët janë me të vërtetë të gatshëm të vijnë dhe të flasin për të gjithë sjelljen e tyre të keqe në rajon dhe në mbarë botën, unë mendoj se do ta gjejnë presidentin të gatshëm ta bëjë këtë”, tha Bolton.
Por Presidenti iranian shprehu shqetësimin se Trump nuk është i besueshëm, duke theksuar se Presidenti i SHBA është tërhequr nga dialogu i mëparshëm me Teheranin, si dhe me marrëveshje të tjera ndërkombëtare./Arbresh.info/
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri